E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Begaj nis konsultimet për dekretimin e datës së zgjedhjeve parlamentare

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të nisë nesër konsultimet me partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Burime zyrtare nga Presidenca bën të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se takimet do të zhvillohen në disa ditë të ndara, duke filluar me përfaqësuesit e partive më të vogla dhe për të përfunduar me dy forcat kryesore politike në vend.

Të mërkurën, Kreu i Shtetit do të presë në zyrën e tij kryetarët e Partisë Republikane (PR), Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK).

Të enjten, konsultimet do të vijojnë me përfaqësues të Partisë së Lirisë (PL).

Ndërkohë, takimet me përfaqësuesit e dy partive më të mëdha, Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD), do të zhvillohen të hënën, më 2 dhjetor.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›