Vrasja e 14-vjeçarit, Spiropali: Të bëhemi bashkë për rregullimet ligjore kundër dhunës në internet

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, i ka bërë thirrje opozitës që mos të përdorë vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, një ditë më parë në Tiranë nga një bashkëmoshatar, për retorikë politike.
Kryeparlamentarja, ftoi opozitën që të bëhen bashkë me rregullime ligjore kundër dhunës në rrjetet sociale dhe të reagojnë institucionalisht.
“Prej dje mundohem ti mbaj lotët për Martinin, 14-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht prej një bashkëmoshatarit të tij, që dyshohet se e ka zanafillën në gjuhën e urrejtës, dhunës dhe abuzimin që vjen nga rrjetet sociale
Kjo dhunë një fëmije i mori jetën, një tjetër e shtyu në krim. Ngushëllime familjes së djalit viktimë të dhunës. Jemi pranë jush në dhimben tuaj të madhe. Shërim të shpejtë djalit të plagosur”,- tha Spiropali.
“Nuk është në nderin tonë që kjo ngjarje e rëndë të përdoret për politikë të ditës apo retorike prej kudo qoftë. Detyra jonë është të reagojmë vendosmërisht dhe institucionalisht. Të bëhem bashkë me rregullime ligjore kundër dhunës në internet e rrjetet sociale, rrjete që ngjajnë më tepër më një xhungël ku denigrim përdhosja e dinjitetit janë kthyer në normë”- tha Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit nënvizoi më tej se duhet të kërkojnë më shumë llogari, me më shumë përkushtim e përgjegjshmëri për zbatimin e ligjeve, për sigurinë në shkolla, për edukim e arsim cilësor.
/a.f/