Presidenti Begaj pranon kredencialet e ambasadorit të ri të Meksikës, synohet forcim i bashkëpunimit dypalësh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot (21 Korrik) letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës, rezident në Romë, Sh.T.Z. Genaro Fausto Lozano Valencia.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Meksikës, duke shprehur besimin se mandati i ambasadorit të ri do të kontribuojë në një forcim të mëtejshëm të dialogut politik dhe në zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve në fusha me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, tregtar, kulturor dhe turistik.
Ambasadori Genaro Fausto Lozano Valencia paraqiti letrat kredenciale si përfaqësues i ri diplomatik i Meksikës në Shqipëri, duke nisur zyrtarisht misionin e tij në vend.
/rtsh.al/