Trump paralajmëron Iranin: Hakmarrje për vdekjen e ushtarëve amerikanë. Teherani: Jemi në luftë të plotë

Sulmet mes SHBA dhe Iranit janë intensifikuara dhe vijojnë prej 10 ditësh, ndërsa palët kanë pretendime të ndryshime mbi kalimin në ngushticën e Hormuzit.
Komanda Qendrore e SHBA-së thotë se anijet tregtare po vazhdonin të kalonin, ndërsa Irani nga ana tjetër pretendon se anojet po goditen në atë që e cilëson “rrugën jugore të pasigurt dhe rrezikshme”
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se sulmet e saj të fundit kishin goditur “qendrat e komandës ushtarake, aftësitë detare, vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve dhe sistemet e mbrojtjes ajrore” iraniane.
Ushtria amerikane ka nisur një raund tjetër sulmesh kundër Iranit, duke e cilësuar si një ‘hakmarrje” për vdekjen e ushtarëve amerikane gjatë sulmeve iraniane.
Si kundërpërgjigje, Irani tha se goditi dy cisterna nafte në rrugën ujore, si dhe asete ushtarake amerikane në Bahrein, Kuvajt dhe Jordani,
Presidenti Masoud Pezeshkian tha se Irani tani po lufton një “luftë në shkallë të plotë” me SHBA-në.
/rtsh.al/