E Martë, 3 Nëntor 2026

Presidenti Begaj pret diplomatin amerikan: SHBA rol kyç në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj ka pritur të martën (29 gusht) të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.

Në fjalën e tij, Begaj vuri theksin te roli kyç i SHBA-së për konsolidimin e demokracisë në vendin tonë, ndërsa rikonfirmoi më tej angazhimin e Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me SHBA-në.

Kreu i shtetit shqiptar e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›