Mblidhet më 2 shtator Kuvendi Kombëtar i PD, Basha zbulon logon

Kreu demokrat Lulzim Basha ka thirrur më 2 shtator Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Me anë të një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, Basha ka zbuluar dhe logon e Kuvendit për të marrë vendime mbi modernizimin e saj.
Gjatë një takimi të zhvilluar më 4 gusht me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, Basha theksoi se Partia Demokratike do ta bëjë modernizimin “duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve”.
/rtsh.al/