Një jetë me bletët, fermeri nga Zharrëza e Patosit i suksesshëm në bletari

Isa Baha, 72- vjeçari nga Zharrëza e Patosit ka 42 vjet që merret me rritjen e bletëve. Ai tregon fillimet e tij që nis me një koshere dhe me kalimin e viteve i ka shtuar duke shkuar sot në mbi 90. Isai tregon se bleta kërkon përkushtim dhe punë dhe kjo e ka karakterizuar atë përgjatë viteve.
Ai sot është përfitues edhe nga skemat e subvencionit dhe është mjaft i kënaqur edhe me prodhimin që shkon në gati 10 kg mjaltë për koshere.
Vetëm në vitin e kaluar Isai mori një prodhim prej 8 kv mjalt me treg të sigurtë. Këtë vit ai tregon se prodhimi nis në muajin gusht por problem mbeten spërkatjet e pemtarisë me pesticide.
Suksesi i Isait në bletë rritje dhe në prodhimtarinë e mjaltit ka bërë që edhe shumë bletërritës të kësaj zone por edhe fshatrave të tjera e ftojnë për konsultimet më te për shërbimet që duhen për bletën dhe prodhimin e mjaltit.
Gazetar: Norel Zaimi
/rtsh/