E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vizita e Klintonit, Ngjela: Bombardimet e NATO-s në 1999 mund të krijonin luftë botërore

Avokat Spartak Ngjela duke komentuar vizitën e presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton në Shqipëri theksoi se ai hyri në histori me vendimin për bombardimin e Serbisë për të çliruar Kosovën.

Duke folur në emisionin “Publikisht” në RTSH1, Ngjela theksoi se vendimi i marrë nga presidenti Klinton në vitin 1999 për të bombarduar Serbinë ishte një nga vendimet më të vështira pasi sipas Ngjelës, kjo mund të çonte edhe në Luftën e Tretën Botërore.

“Klintoni e kishte thënë që do të vinte në Shqipëri, sepse e dinte që do të vazhdohej të luhej një politikë e madhe në këtë zonë. Është konflikt i madh ruso-amerikan në këtë zonë. 

Por tani dalin dokumentet, që ishte Jelicini i thyer. Kanë thyer Jelcinin ata. Tani po kuptojmë që edhe Jelcini ishte në hall dhe i tha Klintonit; Unë s’kam para të paguaj rrogat. T’i jap unë tha, dhe kërkoi të mos e pengonte në bombardimin e Serbisë. Abstenuan ata atje. Natyrisht që të rrish tre ditë pa gjumë sepse mund të krijonte luftë botërore.

E realizoi atë dhe Klintoni ka hyrë në historinë e Shqipërisë sepse edhe Shqipëria ka qenë e rrezikuar. Nuk ishte vetëm Kosova, e cila mori çlirimin. Janë dy shtete shqiptare të Ballkanit Perëndimor. Dy shtete të pavarura, ku me referendum mund të bashkohen me njëri-tjetrin”, u shpreh Ngjela.

 /rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›