E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Presidenti”, Berisha: Mazhoranca ka emrat e saj

20-04-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot nga Bashkia e Kamzës se Partia Demokratike do të paraqesë kandidaturat e saj për presidentin e ri. 

I pyetur nga gazetarët për kandidaturën e Nanos si president, kreu i ekzekutivit shqiptar është treguar i rezervuar, duke u shprehur se, “Sot nuk do flas për politikë, sepse jemi këtu për një çështje me shumë rëndësi sikundër është mjedisi. Unë ju them se mazhoranca do të paraqesë kandidatët e saj për kreun e ri të shtetit”. 

Edhe në konferencën për shtyp të dy ditëve më parë, kryeministri Berisha ka deklaruar se presidenti i ardhshëm do të dalë nga rradhët e PD, duke mos përjashtuar edhe konsultimet me opozitën. Ndërkaq, ish kryeministri socialist Fatos Nano mbrëmjen e kaluar i ftuar ne nje emision televiziv ka shprehuar sërisht ambicien e tij për të qenë kreu i ri i shtetit. 

Kryeministri Berisha iu bashkua sot, aktiviteteve të komunitetit të bashkisë Kamzë, në “Ditën e Shqipërisë së pastër”. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›