E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Shqipëri-Kosovë? Tahiri: Të forcojmë shtetet pastaj të hedhim ide

TIRANË- Kryetarja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, njëkohësisht zv/kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri e ftuar në emisionin e gazetarit Denis Minga, "Studio 24", në televizionin NEWS 24 deklaroi se Shqipërisë dhe Kosovës i është bërë padrejtësi që në origjinë që sot nuk janë një komb unik. Sipas Tahirit drejtësia nuk mund të vendoset pa pasur konsolidim ekonomik-politik të dy shteteve.
“Ka dy qëndrime për bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës. Mendoj se problemi duhet parë nga origjina. Origjina është padrejtësia që i ka ndodhur kombit shqiptar dhe mund të them se eksponetët diplomatik ndërkombëtar e dinë që kombi shqitpar është i ndarë. Drejtësia gjithmonë triumfon. Një ndër parimet e mia udhëheqëse është se nuk mund të ketë paqe pa një integrim. Babai im në vitet '57 u burgos nga regjimi jugoslllav se u angazhua për bashkim sepse besonte në drejtësi. Jemi të vetëdijshëm, por në kuadër të rrethanave dhe realiteteve, orientimi i Ballkanit drejt zonës Euroatlantike është një orientim drejt hapjes së kufijve. Edhe Camëria ka dale nga harresa, mendoj se qasja vizionare është se ne duhet të forcojmë shtetet tona dhe të zhvillojmë ekonominë, pastaj të sigurojmë prespektivë për të gjithë qytetarët, dhe këto janë baza e përforcimit dhe mund të pritemi në BE dhe NATO. Dhe kur faktorizohesh në kuptimin e konsolidimit ekonomik politik ateherë mund të jesh edhe më i fuqishëm në paraqitjen e cfarëdo ideje. ”,- theksoi Tahiri.

Duke iu referuar zhvilimeve në vend, Tahiri vlerësoi se dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë ka hapur rrugën e vendit drejt BE. 

“Dialogu teknik mes dy shteteve ishte i ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA dhe erdhi si obligim ndërkombëtar, por edhe Kushtetues, pasi dialogu ka hapur rrugën drejt përparimit Europian. Sa i takon rezultateve ka marrëveshje të rëndësishme, sic është ajo e lëvizjes së lirë. Ka pasur një asimetri në këto dy fusha, e njëjta është me tregtinë e lirë, është hequr embargo 3 vjecare, por edhe ajo e menaxhimit të integruar ndërshtetëror me të cilën Serbia ka njohur integrititetin territorial. Marrëveshja për bashkëpunimet rajonale mundëson se Kosova të përfaqesohet në mekanizmat rajonal dhe europian si shtet i pavarur. Me ketë marrëveshje ka ndryshuar mënyra e përfaqësimit të Kosovës. Përmes kësaj marrëveshje kemi bërë gati rrugën që edhe shtetet që se kane njohur ta zbusin qëndrimin”,- deklaroi Tahiri. 

Kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Tahiri theksoi se pavarësisht se Serbia mori dhe statusin e vendit kandidat, ky shtet nuk po përparon në lidhje me vendet fqinje, sidomos Kosovën.
“Për fat të keq, Serbia edhe pse e mori statusin e vendit kandidat nuk merret me politika evropiane por sërish vazhdon politikat e saj”.

Krahasuar me Serbinë, tha Tahiri, Kosova është një vend vizionar dhe i matur që synon integrimin, jo politika të mbrapshta. “Nuk kemi harruar cfarë bëri Serbia në Kosovë. Nga ana tjetër, ne, si shtet nga ana vizionare i kemi parasysh të gjitha shtypjen, genocidin e të gjitha, por jemi shumë të matur, jemi evropianë dhe duam që shteti ynë të zerë vendin në familjen europiane. Duke zbatuar reformat europiane ne në të njëjtën kohë po bëjmë dy punë, po punojnë për bërjen e një shteti funksional gati për familjen europiane”.

Tahiri theksoi se njohja e Kosovës do të ishte falja më e mirë morale që Serbia do i bënte Kosovës.
“Serbia ende nuk është ballafaquar me të kaluarën nuk është treguar e përgjegjshme për luftrat që u a bërë 4 shteteve, Kosovës, Bosnjës Kroacisë dhe Sllovenisë. I takon Serbisë që të ballafaqohet me të kaluarën dhe të gjejë forcën për veten dhe demokracinë, sa më parë ta njohë pavarësinë e Kosovës si një falje që do kishte kuptim. Si një falje morale kjo do kishte kuptim. Shumë vetë dhanë jetën për liri, dhanë gjakun e tyre”. 

Nëse Boris Tadic rizgjidhet president i Serbisë, zv/kryeministrja e Kosovës theksoi se nuk përbën problem nëse ai zgjidhet nga vullnteti demokratik i qytetarëve, pasi është shfaqje e demokratizimit të vendit. 

“Për cdo shtet fqinj qëndrimi im është se duhet të shfaqet vullneti demorkatik i qytetarëve dhe rezultati që vjen nga procesi demokratik e shohim si demokratizim të cdo vendi fqinj. Thellimi i demokracisë është funksion i një ardhmërie më të mirë. Nuk kemi preferencë. Me Serbinë i kemi rrugët e ndara, prej momentit kur Serbia në kuadër të skemave Jugosllave ka bërë politika shtypëse. Raportet tona kanë qënë armiqësore. Nuk mund t'a harrojmë historinë sepse duam të sigurohemi që të mos ndodhë genocidi”,- theksoi Tahiri.

Kosova nuk do të ketë kompromise sa i takon strukturave në veri të vendit, të cilat Tahiri  i cilësoi mafioze dhe ilegale.

“Në veri ekzistojnë struktuara mafioze dhe ilegale të mbështetura nga Beogradi dhe nga ndaj këtyre strukturave ne nuk do bëjmë kompromise. Të gjithë ata që bien ndesh me Kushtetutën do i japin përgjigje me Kushtetutë”,- theksoi Tahiri, duke vlerësuar njëkohësisht planin e Ahtisarit si më të avancuarin dhe në mbrojtje të minoriteteve. 

Duke i’u referuar cështjes më të nxehtë të ditëve të fundit, e cila ka ngjallur debate në Shqipëri, Tahiri nënvizoi se Kosova është e interesuar të ketë interkonjeksion energjitik me Shqipërinë.
“Jemi të interesuar të kemi interkonjoksion energjitik me Shqipërinë. Axhenda jonë për bashkëpunim energjjitik është axhendë parësore dhe e njëjta është edhe enga ana e Shqipërisë, shumë shpejt do shohim rezultatet të dyja shtet jemi të interesuara që cështjet strategjike ti cojmë përpara”,- sqaroi Tahiri.
(el.me/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›