Bie me karrocë në lumin Fan, humbet jetën 46-vjecari
MIRDITE-Një 46-vjecar ka humbur jetën pasditen e së premtes pasi karroca më të cilën udhëtonte ra në lumin Fan.
Ngjarja ndodhi në fshatin Simon të Mirditës kur shtetasi Llesh Karrica, 46 vjec ka qenë duke udhëtuar me karrocë, por mjeti ka rrëshkitur duke rënë në lumin Fan. Për shkak se lumi është fryrë nga reshjet e shumta të shiut dhe kohës së keqe, policia dyshon se ka pak gjasaqë 46-vjecari të gjendet i gjallë. Kanë nisur kërkimin për trupin e tij.
Fshati Simon është izoluar prej dy ditësh sepse reshjet e shiut kanë shkatërruar rrugën e vetme që të nxjerrë nga fshati.
Dy ditët e fundit, rruga ku udhëtonte sot 46-vjecari ka pësuar dëmtime të mëdha në rreth 100 metra të gjatësi duke u bërë të pakalueshme për automjetet. Dyshohet se dalja e karrocës nga rruga janë bërë rrëshqitjet e dheut në këtë zonë.
(d.b/BalkanWeb)