"Presidenti", Berisha nis të martën negociatat me aleatët
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha, edhe në cilësinë e kreut të mazhorancës qeverisëse pritet të nisë ditën e martë, negociatat për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Së pari, këto negociata do të nisin me aleatët e Partisë Demokratike. Menjëherë sapo Berisha të kthehet nga SHBA, kryeministri ka deklaruar se do të konsultohet së pari me ata që ka pranë dhe me të cilët ndan kabinetin qeveritar. Nga LSI, PR e parti të tjera të koalicionit, kreu i qeverisë do të marrë prej tyre mendimet, ndërsa publikisht ai ka thënë se Presidenti i ri do të dalë nga figurat drejtuese të PD-së.
Qëndrimi është kundërshtuar në fakt nga LSI, një prej aleatëve të PD-së në këtë qeveri. Në listën e takimeve, Berisha ka renditur edhe atë me kreun e PS-së, Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit dhe thirrjeve të herëpashershme që i ka bërë në deklarata për shtyp.
(el.me/GSH/BalkanWeb)