Ferzie Lipo, ish-deputetja e Enverit bariste
POGRADEC- Në një nga hotelet kryesore në mes të qytetit në barkafe punon një ish-deputete e parlamentit shqiptar të kohës së Enverit. Shumë të moshuar dhe qytetarë të tjerë shkojnë dhe e pinë kafen pikërisht tek lokali ku punon ajo, Ferzie Lipo.
Deputete, - i thonë klientët me respekt,- një kafe … e di vetë ti, një me pak. Ferzie Lipo e buzëqeshur ju plotëson dëshirën… Është një grua që sapo ka kaluar 56 vitet e jetës. Ajo nuk ka droje nga puna që bën madje thotë se është tepër e lumtur që jeton me djersën e ballit dhe nuk e ka problem fare që ka qenë deputete në Kuvendin Popullor të atëhershëm. Ulemi të pimë një kafe me Ferzien. Ajo thotë plot modesti se e ka filluar punën në kooperativë qysh në moshën 16 vjeç, sapo ka mbaruar klasën e tetë. Kishte një trup të gjatë dhe të zhvilluar bënte nga dy norma në kooperativën e Leshnicës, fshati ku ajo ka jetuar dikur.
Ferzia, në moshën 18-vjeç u bë anëtare e Partisë së Punës. Karriera e saj, do të pësonte rritje dhe, vetëm pas një viti ajo bëhet brigadiere në brigadën që ajo punonte. Me rendimentet e larta që po arrinte ajo propozohet dhe më pas zgjidhet si deputete e Kuvendit Popullor në zonën e Çërravës dhe të Osnatit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)