E Diel, 1 Nëntor 2026

Nacionalisti Tomislav Nikolic fiton zgjedhjet presidenciale ne Serbi

Zgjedhjet presidenciale ne Serbi nxoren fitues kandidatin e Partise Perparimtare serbe Tomislav Nikolic. I njohur si perfaqesues i frymes nacionaliste ne Serbi ai fitoi perballe presidentit te deritashem Boris Tadic qe njihej si perfaqesues i forcave properendimore. Pak pas shpalljes se fitores Tomislav Nikolic tha se Serbia nuk do te largohet nga rruga e saj evropiane dhe njekohesisht deshiron te mbroje popullin e saj ne Kosove.

lt--AV--gt

Kryetari i Partise Perparimtare serbe Tomislav Nikolic eshte zgjedhur president i Serbise. Ne perballjen e trete me radhe pas vitit 2000 ai fitoi kunder presidentit te deritashem Boris Tadic ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale. Duke shpallur fitoren e tij ai ritheksoi politiken e tij edhe Evropa edhe Kosova.

Serbia nuk do te largohet nga rruga evropiane. Serbia deshiron te mbroje popullin e saj ne Kosove tha ai duke nenvizuar se keto zgjedhje nuk ishin referendum se kush do te coje Serbine ne Bashkimin Evropian apo kush nuk do por ketu jane zgjidhur problemet qe jane krijuar nga Partia Demokratike dhe Boris Tadici.

Ndersa presidenti i deritashem pranoi humbjen dhe shpalli se nuk synon te marre postin e kryeministrit te Serbise.

E pergezoj zotin Nikolic per fitoren korrekte dhe te merituar dhe i uroj fat ne detyren e re tha ish presidenti Tadic partia e te cilit kishte arritur nje marreveshje me Partine Socialiste te Serbise per te krijuar qeverine e re pas zgjedhjeve parlamentare te 6 majit.

Kryetari i socialisteve serb Ivica Dacic deklaroi mbreme se nuk pret te kete ndryshim ne kete marreveshje me gjithe fitoren e kandidatit te Partise Perparimtare serbe. Analistet ne Serbi nderkaq nuk perjashtojne mundesine qe Partia e presidentit te ri i njohur per qendrime me radikale te krijoje nje koalicion te gjere me Partine Demokratike te presidentit te deritashem Boris Tadic qe vleresohej si drejtues i forcave properendimore ne Serbi.

Fitorja e Tomislav Nikolicit eshte kremtuar edhe ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe. Nje pjese e perfaqesuesve politike te serbeve ne veri fajesojne pushtetin e deritashem ne Serbi por mosangazhim ne sic thuhet mbrojtjen e popullates serbe.

Zgjedhjet presidenciale te Serbise u mbajten edhe ne Kosove nen perkujdesjen e Organizates per Siguri e Bashkepunim ne Evrope. Perfshirja e kesaj organizate ne organizimin e zgjedhjeve serbe ne Kosove ishte kerkuar nga institucionet e Kosoves per te mundesuar votimin e qytetareve serb ne zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale te Serbise meqe kjo u garantohet me parimin e dyshtetesise qe eshte i perfshire ne Kushtetuten e Kosoves. Mekanizmat vendas e nderkombetare te sigurise thane se votimet ne Kosove kaluan pa ndonje problem.

Nuk ka pasur ndonje reagim  te menjehershem te Prishtines pas rezultateve te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi por qe me pare autoritetet kishin theksuar se nuk presin ndonje ndryshim ne qasjen e Serbise ndaj Kosoves pavaresisht se cili do te jete fituesi i zgjedhjeve ne Serbi.

Te dy kandidatet nderkaq kishin shfaqur pak dallime sa i perket ceshtjes se Kosoves. Te dy mbronin politiken edhe Evropa edhe Kosova me gjithe faktin se Bashkimi Evropian e ka bere te qarte se nuk mund te pranoje anetaresimin e vendeve qe kane probleme te pazgjidhura me fqinjet. Serbia mori kete vit statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian pas marreveshjeve me Prishtinen perfshire edhe ate per perfaqesimin rajonal te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›