E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi elektronik, ngecin negociatat

TIRANË- Negociatat mes PD e PS-së kanë ngecur edhe pse deri të enjten është vendosur afati i fundit ekstra për numërimin elektronik dhe verifikimin e kartave të identitetit.  Meqënëse njëri nga bashkëkryetarët  e komisionit  të reformës, demokrati  Oerd Bylykbashi është në  SHBA bashkë me kryeministrin Berisha tashmë  PS ka mbetur në pritje për  të rinisur negociatat. Në  prononcimet televizive, të  mëparshme, Bylykbashi u  shpreh se: “Çdo gjë që  kapërcen rekomandimet  e OSBE-ODIHR-it nuk  mund të jetë marrëveshje”.  

Por ai këkron  edhe nga PS që të bëjë përpjekje  dhe t’i japin zgjidhje  reformës. Nga ana e tij,  bashkëkryetari socialist i  komisionit, Damian Gjiknuri  shprehet se: “Mungon  vetëm vullneti politik, të gjejmë një propozim që kënaq të gjitha palët  dhe adreson të gjitha rekomandimet  kyçe të ODIHR- it”. Gjiknuri pohon se  PS ka pranuar disa nga  vërejtjet që ka bërë ODIHR- it për kartat e idnetitetit  në qendrat e votimit,  por për numërimin elektronik i ka ofruar PD-së  që të bisedojnë një rrugë  të mesme të aplikimit pilot  të kësaj teknologjie,  përderisa edhe në vendet  e tjera është aplikuar  tashmë.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›