E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Biden merr vendimin, SHBA do të nxjerrë 1 milion fuçi nafte nga rezervat strategjike

Presidenti amerikan Joe Biden, ka njoftuar se për gjashtë muajt e ardhshëm SHBA do të nxjerrë 1 milion fuçi nafte nga rezervat strategjike të saj. 
Kjo masë vjen me qëllim uljen e çmimeve të larta të karburantit, kudo në botë, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë.

Në një njoftim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se vendimi vjen pas konsultimeve me aleatë dhe partnerët. Presidenti Biden do të vendosë lirimin më të madh të rezervave të naftës që është ndërmarrë ndonjëherë në SHBA. Sipas zyrtarëve të lartë, ky është një vendim historik. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›