Thomas Strakosha kompleton kalimin tek Brentford

Brentford ka konfirmuar nënshkrimin me portierin kuqezi, Thomas Strakosha. Prej ditësh ishte bërë e ditur kjo lëvizje, për nënshkrimin e një marrëveshjeje katërvjeçare pasi kontrata e tij me Lacion ka skaduar.
Strakosha kishte tërhequr edhe interesin e Manchester United, por mësohet se 27-vjeçari dëshironte të ishte në garë për një vend në ekipin e parë dhe të jetonte në Londër.
Trajneri I Brendford, Thomas Frank tha për ardhjen e Strakoshës: “Jam i kënaqur që kemi arritur të nënshkruajmë me një portier të nivelit të lartë. Ai ka qenë numër 1 te Lazio për një kohë të gjatë, gjë që është shumë mbresëlënëse”.
“Ka luajtur në Serie A dhe në kompeticionet evropiane dhe do ta sjellë atë përvojë me vete. Përshtatet me modelin tonë dhe vjen në një mjedis të mire, me David Raya dhe Mattheë Cox që shtyjnë njëri-tjetrin çdo ditë”.