E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bujar Nishani takon sot krerët disa institucioneve në vend

nishani-2013Tiranë- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka njoftuar se do të zhvillojë paraditen e së hënës një takim pune me disa nga krerët e institucioneve në vend. Sipas asaj që thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës, Nishani ka parashikaur të mbajë një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Nënkryetarin e KLD-së, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e KLSH-së, Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së. Takimet do të zhvillohen në mjediset e Presidencës, në orën 11:00 të paradites, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth takimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›