E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në atentat 50-vjeçari në Tiranë, vëllai i Gent Kadaifit. Nisin hetimet

edmond-dervishiTiranë- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në mes të kryeqytetit, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas burimeve të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur në hyrje të një pallati në afërsi të shkollës Partizani.

Mësohet se viktima është shtetasi Edmond Dervishi, 50-vjeç. Sipas bluve të kryeqytetit, Dervishi është qëlluar nga persona të paidentifikuar me nëntë plumba pistolete.

Mësohet se autorët kanë qëlluar nga një automjet tip Benz të zi 4 fenerësh dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Policia tha se viktima është i vëllai i Gent Dervishit i njohur ndryshe si ‘Gent Kadaifi’. Ky i fundit është vrarë disa vite më parë pranë shtëpisë së tij tek ‘Shkolla e Kuqe’ në Tiranë.

Ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sakaq e ëma e dy djemve shprehet: “Më jepni helm të vdes!”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›