Presidenti Bush bën thirrje për luftë kundër varfërisë

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}Presidenti Bush u bëri thirrje vendeve të ndryshme që mbajnë premtimet për luftën kundër varfërisë edhe gjatë krizës financiare globale. Presidenti i bëri këto komente në takimin e nivelit të lartë të organizuar nga Shtëpia e Bardhë sot për zhvillimet ndërkombëtare.
Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs hapi konferencën sot në Uashington duke theksuar përpjekjet e mëdha amerikane për ndihmë në mbarë botën. Ajo tha se ndihma amerikane gjatë tetë vjetëve të fundit llogaritet të tjetë nisma më e madhe e zhvillimit që nga Plani Marshall, i cili rindërtoi Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.
Zonja Rajs theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të lejojë që bujaria dhe kujdesi i tij për tjerët të pakësohen për shkak të ngadalësimit të ekonomisë botërore. Ajo bëri thirrje gjithashtu për përfundimin me sukses të bisedimeve mbi tregëtinë globale. //iç//