Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e Elvira dhe Klara Jaho pas fatkeqësisë së Butrintit
Kryeministri Berisha i dërgon një mesazh ngushëllimi familjarëve dhe njerëzve të dashur të Elvira dhe Klara Jaho pas humbjes së jetëve të tyre në aksidentin tragjik të përmbysjes së varkës në Butrint.
Në mesazhin e tij Kryeministri Berisha shprehet:
“Të dashur prindër e familjarë të familjes së Elvira dhe Klara Jaho, i dashur bashkëshort dhe baba i tyre.
Thellësisht i pikëlluar nga vdekja tragjike e familjarëve tuaj të pafajshëm, ndaj me ju dhimbjen e thellë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem që shpirti i tyre të prehet në paqen e merituar.
Me respekt
Sali Berisha
20/10/2008