E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bush nënshkruan ligjin për shpëtimin financiar

Presidenti Bush nënshkruan ligjin për shpëtimin financiar, 3 tetor 2008Presidenti Xhorxh Bush nënshkroi në ligj planin historik prej 700 miliardë dollarësh për nxjerrjen e financave amerikane nga kriza.

Ligji autorizon qeverinë të blejë investimet e këqia të kompanive financiare me qëllim që të rivendoset besimi i kreditorëve dhe investitorëve në sistemin financiar dhe të rigjallërohet rritja ekonomike.

Sekretari i Thesarit, Henri Polson, tha se do të fillojë menjëherë nga puna për të angazhuar ekspertët e duhur për të menaxhuar programin. Ka të ngjarë që të duhet të paktën një muaj, para se firmat e Uoll Stritit të fillojnë të marrin fonde.

Versioni fillestar i planit u hodh poshtë nga Dhoma e Përfaqësuesve për shkak të kostos dhe idesë se po përdoreshin paratë e taksapaguesve për të shpëtuar kompanitë që kishin bërë investime jo të mira.

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan e miratoi planin dje me 263 vota pro dhe 171 kundër pasi Senati i bëri ndryshime versionit të parë. //iç//

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›