Presidenti Cerezo: “Atletiko do të rikthehet”Atletiko ndodhet në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria në Premiera Division me 7 pikë në 10 ndeshje të luajtura dhe me një performancë të dobët.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Presidenti i klubit të futbollit Atletiko Madrid, Enriquo Cerezo, ka paralajmëruar të gjithë kritikët se skuadra që ai drejton do të ringjitet së shpejti në majat e futbollit dhe do të garojë për të gjitha kompeticionet. Megjithëse e eliminuar nga Champions-League e këtij sezoni mes rezultatesh të dobëta, Cerezo shpreh keqardhjen kur shikon se Atletiko ndodhet në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria në Premiera Division me 7 pikë në 10 ndeshje të luajtura dhe me një performancë të dobët. “Është e vërtetë se nuk kemi shfaqur më të mirën, por do të rikthehemi dhe jemi në garë për kompeticionet e këtij sezoni. Trishtohem kur e shoh skuadrën në këtë nivel”, ka thënë Cerezo në një intervistë për "Marca".
Numri i klikimeve - 286
E Hene, 16 Nentor 2009