E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Gjiknuri Nukperjashtojme Kushtetuesen

TIRANE- Socialistet me sa duket kane vendosur te perdorur te gjitha menyrat per te gjetur nje formule qe te zgjidhet nje president konsensual per te pasuar Topin. Ka qene deputeti Damian Gjiknuri ai qe tha se PS nuk e perjashton dergimin per intepretim ne Gjykaten Kushtetuese te nenit qe parashikon zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Megjithate sekretari per ceshtjet ligjore ne seline roze thekson se Partia Socialiste eshte e interesuar per zgjedhjen e nje figure konsensuale dhe qe te jete mbi palet politike. Ai ka kembengulur se kjo eshte nje kerkese edhe nga faktori nderkombetar. Ne Kosove ka pasur nje konflikt te ngjashem aty u zgjidh dhe ka nje interpretim. Diku ajo mund te shtrihet edhe ketu por kjo eshte nje ceshtje qe mbetet per tu pare. Por dua ta theksoj se me e rendesishme se sa te gjejme anen procedurale do te ishte te gjejme figuren e pranueshme perndryshe vendit do ti japim nje president me cen dhe kjo situate do te vazhdoje te prodhoje kriza edhe me vone. Pra mos ta shikojme ceshtjen nga aspekti procedural dhe numrat por nga ajo se cfare synon Kushtetuta tek kryetari i shtetit figuren qe bashkon interesat e paleve dhe jo qe percan vendin deklaroi Gjiknuri. Kreu i qeverise Berisha ka deklaruar here pas here se presidenti i ri i vendit do te zgjidhet sipas Kushtetutes cka nenkupton se do te mjaftojne vetem 71 vota. Nderkohe kryetari i PS Rama ka perseritur qendrimin se kreu i shtetit duhet te jete nje figure mbi palet i zgjedhur me kompromis.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›