E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Gyl ofron mbështetjen e Turqisë për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, ka takuar Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Abdullah Gül.
Në takim, Ministri Hyseni i ka shprehur Presidentit turk falënderimet më të sinqerta të popullit dhe Qeverısë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë shtetıt tonë të rı.
Në takimin në fjalë, Ministri Hyseni ka folur rreth rëndësisë së intensifikimit të përkrahjes së Republikës së Turqisë në planin e njohjeve dhe të integrimit të plotë të Republikës së Kosovës në familjen ndërkombëtare, duke theksuar veçanërisht ndikimin e madh dhe të pazëvendësueshëm të Republikës së Turqisë te vendet e Organizatës së Konferencës Islamike dhe te vendet e Ligës së Shteteve Arabe.
Nga ana e tij, Presidenti Gül e ka sıguruar Ministrin Hysenı se Republika e Turqisë do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj të përhershme për Kosovën dhe ka shprehur besimin e tij për rritjen e numrit aktual të njohjeve. Ai ka thënë se ky proces ka hyrë në rrugë të pakthyeshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›