E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, rreth një milionë persona do të preken nga H1N1

Meksika numëron rreth 184 të vdekur nga 21 264 persona të prekur nga virusi H1N1, shifër që mendohet të arrijë deri në një milionë gjatë stinës së dimrit'', theksoi ministri i Shëndetësisë Hose Angel Cordova, në një komunikatë.

Meksika ka qenë vatra botërore e përhapjes së virusit, në periudhën prill-maj, që ka shkaktuar një pandemi ku si pasojë kanë humbur jetën rreth 2 200 persona në 177 vende, pas bilancit të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Me 209 438 të infektuar nga ky virus, sipas një vlerësimi bazë, H1N1 është cilësuar si virusi i gripit më i përhapur në botë, para gripit sezonal, nënvizoi OBSH.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›