Prishtinë/ LDK: Beogradi kërkon një Kosovë të destabilizuar
Beogradi kërkon një Kosovë të destabilizuar, tha sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një konferencë shtypi, ku i shprehu mbështetje institucioneve kosovare për masa të menjëhershme për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë territorin, përfshirë veriun. "Dora e zgjatur instrumentalizuese dhe dashakeqe, obstruktive e shantazhuese e politikave të Beogradit zyrtar, pretendon që të veprojë ende në Kosovën e re, në shtetin e ri për të penguar integrimin e serbëve dhe për të pretenduar për të mbajtur gjallë temën e një Kosovë 'të destabilizuar' sa herë që do të mundej të bëjë një gjë të tillë", tha Ramë Manaj, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, njëkohësisht zëvendëkryeministër i vendit.
"Megjithatë, fusha e veprimit të këtyre synimeve po ngushtohet pasi edhe qytetarët e komunitetit serb gjithnjë e me shumë janë të vetëdijshëm dhe po e pranojnë realitetin e ri", shtoi ai.
"Kjo tashmë është e qartë dhe ka shembuj që komuniteti serb ka gatishmëri dhe vullnet të integrimit gradual në realitetin e Kosovës. Kam parasysh këtu gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit dhe kthimin në Policinë e Kosovës", tha Manaj.
LDK e vlerësoi të drejtë qëndrimin e komunikuar dje të krerëve të institucioneve për ta mbyllur temën e Protokollit të EULEX-it me Ministrin e Brendshme të Serbisë.
"Republika e Kosovës ka institucionet e veta demokratike, që kanë mandatin e përfaqësimit të vendit mbi bazën e Kushtetutës e ligjeve dhe këtë mandat nuk do ta bartin tek të tjerët", tha Manaj