E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Ilir Meta, takon një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve

Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin pasi sipas tij shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë rënë, ndaj sugjeroi marrjen e masave  të menjëhershme. Këtë zoti Meta e bëri të ditur pas një takimi në Presidencë me një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve. “U njoha me shqetësimet e drejta të tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore. Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës”, shkruan presidenti Meta. /rtsh.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›