E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unioni i Gazetareve, rezolutë për etikë në media

Në datën 10 dhjetor 2009 "Unioni i Gazetarve Shqiptarë" organizoi Konferencën:

"Kodi etik i medias shqiptare" në përballje me agresionin e fjalorit pa etikë ", të organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me pjesëmarrjen e kryeredaktorëve të shtypit të përditshëm dhe analistë e komentues të mediave shqiptare.


Konferenca e parë e këtij lloji, u organizua si një akt i përbashkët reagues ndaj kërkesave për përmirësim të etikës dhe risjellje në vëmendje të komunitetit të gazetarëve profesionistë të vendit të nevojës për respektim dhe njohje të "Kodit etik të medias shqiptare".

Në konferencë janë theksuar çështjet si: gjendja problemore e mosrespektimit të etikës në komunikimin publik; roli i shtypit të shkruar në përmirësimin e këtij komunikimi; krijimi i një barriere dhe shenjimi i fjalorit barbar e dhunues të etikës së komunikimit në procesin editorues të gazetave; respektimi i normave etike dhe përballja e gjithkujt me këto norma si dhe rritja e normave të respektimit dhe nënshtrimit ndaj Kodit etik shqiptar.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë shprehën shqetësimin e tyre për këtë problematikë. Propozojnë rritjen e përgjegjësisë profesionale në mbrojtje dhe respektim të etikës, u fol për normat etike dhe etikën e gazetarit në përgjithësi, duke sugjeruar marrjen në konsideratë të përhershme nga editorët dhe gazetarët shqiptarë të rekomandimeve dhe udhëzimeve që ofron "Kodi etik i medias shqiptare" apo kodet etike në përgjithësi.


Editorët e shtypit të përditshëm të shkruar shqiptar shprehin gadishmërinë për mbështetjen e kësaj nisme të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe shtimin e këtij sensibiliteti , si një akt shërbyes ndaj publikut dhe nivelit maturues që mbart shoqëria në pjesët e saj më të shëndosha.

Pjesëmarrësit vlerësuan se tashmë është koha të ndërmerren veprime konkrete vetrregulluese në tregun mediatik shqiptar dhe në gjithë veprimtarinë profesionale të gazetarëve shqiptarë.


UGSH, editorët e shtypit të shkruar, analistë dhe publicistë të investuar nënshkruajnë në mbështetje të kësaj nisme Rezolutën :


"Kodi Etik i medias shqiptare në përballje me agresionin e fjalorit pa etikë"

Kjo rezolutë nënshkruhet nga drejtuesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, kryeredaktorët e gazetave të përditshme të Shqipërisë, analistë dhe publicistë.


Nënshkruesit e kësaj rezolute:


-Ftojnë në mbështetje të kësaj nisme gjithë komunitetin e gazetarëve profesionistë të Shqipërisë, drejtuesit dhe editorët e mediave shqiptare kombëtare dhe lokale, gjithë kategoritë profesionale dhe bashkëpunëtorët e tyre në misionin mediatik për informim të publikut.


-Apelojnë ndaj aktorëve të shumtë politikë dhe përfaqësuesve të shprehjes publike të respektojnë kudo dhe kurdo regullat e komunikimit etik dhe kodet etike e morale të shprehjes në publik.


- Kërkojnë që Këshilli i Etikës, i cili është nënshkruar me vullnetin e përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve, të dëshmojë qenie dhe veprimtari funksionuese.


Vijojne firmat e nenshkruesve:



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›