Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë urojnë besimtarët myslimanë në mbarë botën për Fiter Bajramin

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden kanë uruar besimtarët myslimanë në mbarë botën me rastin e Fiter Bajramit.
Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se Joe dhe Jill u kanë përcjellë urimet më të ngrohta besimtarëve myslimanë që përfunduan muajin e Ramazanit dhe sot festojnë Fiter Bajramin.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
“Ndërsa muslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën përfundojnë muajin e Ramazanit dhe festojnë Fitër Bajramin, Jill dhe unë u përcjellim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ata që po festojnë këtë ditë të gëzueshme”.
/rtsh.al/