Presidenti, Mediu: PD të mbledhë aleatët, të diskutojë për kandidatët
TIRANE- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur sot për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Ai ka theksuar se ky proces duhet të jetë konsultativ dhe garant i Kushtetutës.
Për Mediun, ka ardhur koha që Partia Demokratike të mbledhë aleatët e saj dhe të diskutojë për kandidatët.
Mediu është një nga liderët politikë, me të cilin pritet të takohet ish-lideri i të majtëve Fatos Nano, i cili së fundmi ka shpallur kandidaturën për President. Në listën e personave të cilëve nuk u ka paraqitur ende platformën e tij janë kryeministri Berisha dhe kreu i PR, Mediu.
(ma.ar/BalkanWeb)