Pr/ligji për pronat, debate mes Majkos e Mediut tek “Ligjet”
TIRANE - Diskutimi i pr/ligjit për pronat në Komisionin e Ligjeve u shoqërua me debate mes Ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu dhe deputetit socialist Pandeli Majko.
Kreu i Republikanëve deklaroi se pr/ligji për pronat ka nevojë për përmirësime dhe për këtë arsye ka kërkuar 2 muaj kohë për të dërguar një formulë të re në qeveri për këtë çështje.
Ndërkohë deputeti Majko theksoi se është e papranueshme që dy ministra të kenë qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje.
"Nuk është kushtetuese, dy ministra japin qëndrime të ndryshme. Ne si komision nuk jemi arbitra. Mediu propozimet t’i bënte në Qeveri jo në Komision. Nëse nuk pranon propozimin e Qeverisë, të dorëhiqet."-deklaroi Majko.
(er.nu/BalkanWeb)