Alibeaj: Procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të jetë transparent!

Kreu i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj tha se do të mbledhë grupin parlamentar për të marrë një vendim kolegjial për zgjedhjen e Presidentit dhe mënyrës se si do te negociohet me shumicën parlamentare.
Në një deklaratë për mediat Alibeaj theksoi se procesi për zgjedhjen e emrit për kreun e ri të shtetit, duhet të jetë transparent.
“Presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe ky është frymëzi nga duhet të niset procesi, është më i rëndësishme procesi, pasi nëse është gjithëpërfshirës dhe transparent jo i mbyllur në zarfe do jap produktin e duhur.
Duhet të niset me këmbën e mbarë, duke respektuar kushtetutën, dhe sigurisht atë që ka qenë tradita e deritanishme . Për këtë arsye besoj se kushdo në një ngjarje kaq të madhe si zgjedhja e presidentit procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Ky duhet të jetë frymëzimi dhe qasja. Për këtë arsye të gjithë e dimë se cila është procedura e zgjedhjes së presidentit. Presidenti në raundin e parë dhe të dytë nuk ka pese të zgjidhjet me zarf, pasi nuk e shikon dinjitoze.
Dhe zgjedhja e tij ne raudin e 4 dhe te 5 nuk duhet te ndodhe. Do jetë grupi i PD që do të mbajë qëndrimin e tij, do të konsultohem me grupin. Ketë do të bëjë grupi i PD për të qenë transparencë në qëndrimin tonë për presidentin. Do të jetë grupi i yni që do vendos për qëndrimin dhe pastaj për procedurat”, tha Alibeaj.