Negociatat, KE shpreson që konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mbahen sa më shpejtë

Bashkimit Europian nuk duket se e konsideron aktualisht mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e nisjes së negociatave, nëse Sofia vendos veton e saj ndaj Shkupit.
E pyetur nga gazetarët, zëdhënësja e Brukselit Ana Pisonero ka deklaruar se “Pozicioni i Komisionit Europian është i qartë. Të dyja shtetet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Ne presim që konferencat e para ndërqeveritare me të dyja shtetet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur”.
Për hapjen e negociatave duhet një vendimarrje unanime e të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Ata shpresojmë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të arrijnë një marrëveshje për çështjet dypalëshe që janë pezull, por Sofja është skeptike nëse mund të heqë veton deri në Qershor.
Rumania e Gjermania janë deklaruar publikisht kundër ndarjes së vendimarrjes mes Tiranës e Shkupit edhe nëse bullgarët vijojnë të mbajnë në fuqi veton.