Presidenti Meta replikon me kryeministrin Rama: Me Nënë Lizën kur do flasësh?

Presidenti Ilir Meta, i bën thirrje qeverisë që të ulet e të bisedojë me qytetarët e ‘5 majit’, të cilët po protestojnë për prishjen e shtëpive në kuadër të rindërtimit.
“Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët, por me Nënë Lizën kur do flisni?! Shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe ZGJIDHJE! Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë çdo ditë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre”, shkruan Meta.