E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama i drejtohet me tone të ashpra kryebashkiakes: Boll fole se të nxora jashtë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të shtunë takimin me kryetarët e Bashkive, ku po diskutohet mbi bilancet e qeverisjes vendore, në vigjilje të sezonit të fundit të mandatit të tyre.

Një incident u regjistrua në këtë takim, ku teksa po mbante fjalën kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama ka reaguar ashpër ndaj kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, e cila po bisedonte me zë të ulët me një koleg të saj.

Kryeministri Rama i ka tërhequr vëmendjen që të ndalojë së bëri muhabet, duke e paralajmëruar se do e nxirrte jashtë.

“Ça janë këto muhabete, pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. Jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani, boll!”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›