Presidenti, Nano takohet me ambasadorin Arvizu

Nano dhe Arvizu
TIRANE- Ne kuader te perpjekjeve te tij per t’u bere presidenti i ri i Shqiperise, ish kreu i PS-se, Fatos Nano eshte takuar me ambasadorin e SHBA-se, ne vendin tone, Aleksander Arvizu.
Takimi ka nisur pasditen e se dieles ne nje nga lokalet e kryeqytetit, prane “Piazza”. I pari qe ka mberritur ka qene Nano, e me pas edhe Arvizu, nderkohe qe media ka mundur te filmoje takimin.
Ky eshte takimi i dyte qe Nano zhvillon brenda pak kohesh me Arvizu, nderkohe qe vetem pak ore me pare, gjate paradites, Arvizu duke komentuar veteofrimin e Nanos per president ka vleresuar kandidadaturen.
Sipas tij, Nano eshte me shume kualfikime, por eshte heret per te folur, procesi eshte i gjate. “Nano duhet të jetë një nga ata që duhet të merren në shqyrtim sepse ka shumë kualifikime. Shqipëria ka nevojë për një President që shërben me nder. Ka dhe të tjerë persona që duhet të shqyrtohen gjithashtu”- ka thene Arvizu.