Kapet gomonia me 535 kg drogë, nga Shqipëria
LECE- Policia italiane ka sekuestruar nje gomone me 535 kg droge te llojit marijuane qe dyshohet se vinte nga Shqiperia.
Aksioni eshte finalizuar nga Guardia di Finanza, ne aferesi te kanalit te Otrantos, pak me ne veri te Santa Maria di Leuca.
Gomonia me gjatesi 7 metri, ishte me motor te fuqishem, 225 cv. Ne brendesi te saj u gjeten 9 canta te medha, ku ishte ambalazhuar sasia e droges. Gjatë kontrollit në brigjet pranë vendit të gomones u gjetën dhe disa canta të tjera ku ndodhej sasia e 335 kg marijuanë. Kane nisur hetimet per gjetjen e trafikanteve.