Programi, PS: Nga maji, takime në gjithë vendin
TIRANE- Programi i PS per një Rilindje Shqiptare hyn ne nje faze te re, komunikimi i drejtpërdrejtë me shqiptarët, në çdo qytet e fshat.
Lajmin e ka dhene Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, sipas te cilit, prej fillimit të muajit maj, për dy muaj rresht, takimet e diskutimet do të zhvendosen në të gjithë Shqipërinë, në qytete e fshatra, nderkohe qe grupet e punës kanë hartuar agjendat e dy muajve të ardhshëm.
Ne nje deklarate per mediat ai ka sqaruar se prej 6 shkurtit jane organizuar 18 tryeza për çështje që shqetësojnë vendin dhe shoqërinë. Në këto tryeza kanë marrë pjesë rreth 1500 vetë, ndërkohë që kanë diskutuar me përgjegjshmëri më shumë se 350 vetë.
“Në këta tre muaj janë edhe shumë të tjerë që na kanë kontaktuar, shprehur mendimet e tyre për çështje në interes të grupeve të ndryshme. Edhe këta dëshiroj ti falenderoj, duke mirëkuptuar të gjitha ata që nuk janë të gatshëm të jenë pjesë e aktiviteteve publike të opozitës. Vetëm në grupin e punës së shëndetësisë janë të aktivizuar deri tani rreth 250 profesionistë të shëndetësisë. Gjatë gjithë tryezave të zhvilluara deri me tani, jemi përpjekur maksimalisht të përfaqësojmë zërin e shumicës së shqiptarëve të thjeshtë, të cilët sot kërkojnë ndryshim dhe nuk mund të pranojnë me rrënimin e vazhdueshëm të vendit. Nëse Sali Berisha mund të ofrojë rrënim, alternativa jonë është rilindja shqiptare”- tha ai.
Sipas tij, kryefjala e tryezave ka qenë punësimi, e pas kesaj nje ceshtje e rendesishme e diskutuar ka qene sistemi fiskal. ” Ne jemi angazhuar për të ofruar një taksim të ndershëm, i cili bashkë me zhdukjen e korrupsionit, monopoleve dhe referencave do i japë frymëmarrjen që I duhet ekonomisë, do të ndihmojë shtresën e varfër dhe do të mbroje shtresën e mesme. Angazhimi ynë është i thjeshte: do të ulim barrën fiskale për 95% te shqiptareve”- tha ai.