E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Ndoka Nano pozitiv por pa aktivitet politik Topi te rikandidonte

Kreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka deklaroi dje se kandidatura e ish-kryeministrit te vendit Fatos Nano per postin e presidentit te vendit eshte pozitive. Ai e vleresoi figuren e Nanos si kontribuues te demokratizimit te politikes shqiptare dhe forces se tij politike. Por nga ana tjeter Ndoka theksoi se e vetmja pengese dhe aspekt negativ ne kandidaturen e liderit historik te se majtes eshte ajo qe lidhet me mungesen e tij te gjate ne jeten politike te vendit. Per fatin e keq ai ka zgjedhur te jetoje larg Shqiperise pra nuk ka qene nje njeri qe ka zgjedhur qe te vazhdoje ne politike. Keshtu ka humbur besimin ne nje fare menyre tek politika ka humbur besimin tek qytetaret - u shpreh kreu i demokristianeve per AS. Ndersa lidhur me kreun aktual te shtetit i cili do ta dorezoje detyren e tij ne mesin e vitit 2012 Ndoka pohoi se ai eshte pro rikandidimit te Bamir Topit. Sipas tij Presidenti i vendit ka qene garanti i Kushtetutes dhe mbi palet shkak per te cilin u konfliktua sipas Ndokes edhe me forcen e tij politike. Une e konsideroi si kandidatin me te mire te mundshem e potencial qe ka institucioni i presidentit. Per faktin qe zoti Bamir Topi si President i Republikes ka ditur te qendroje mbi palet. Kjo e ka cenuar disi mbeshtetjen e Partise Demokratike por nje parti e pergjegjshme dhe demokratike pa diskutim qe do te merrte nje nisme per rikandidimin e z. Topi si President i Republikes. Por per fat te keq Partia Demokratike eshte nje parti klanesh - theksoi Ndoka duke shtuar se Presidenti i ardhshem i Republikes duhet te jete konsensual dhe te dije te qendroje mbi palet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›