PE Kukan Ne qershor Shqiperia merr statusin

Kukan100-vjetori i vendit duhet te nxise me shume bashkepunimin per integrimin ne BE
Bashkimi Evropian kerkoi dje vazhdimin e metejshem te marreveshjes se arritur mes paleve pak kohe me pare si mundesine me te mire qe Shqiperia te arrije te marre nje pergjigje pozitive ne qershor per statusin e vendit kandidat. Kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan deklaroi per AS se vendi mund te marre nje lajm te mire per integrimin ne Bashkimin Evropian ne muajin qershor ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te BE-se. Nga ana tjeter Kukan theksoi se pergjigja pozitive per statusin do te varet ne menyre te drejtperdrejte nga ecuria e dialogut te rivene mes mazhorances dhe opozites pasi sipas tij permbushja e 12 rekomandimeve te BE-se ku disa prej te cilave jane arritur te plotesohen mund te behet e mundur vetem nepermjet zbatimit te marreveshjes mes paleve. Une sinqerisht shpresoj qe kjo tendence pozitive te vazhdoj. Ne qershor Keshilli i Bashkimit Evropian mund te miratoj disa dokumente te cilat mund te jene pozitive per Shqiperine dhe per te ardhmen e saj - tha ai. Gjithashtu Kukan vleresoi se plotesimi i rekomandimeve te BE-se do te kerkoje nje kohe te caktuar por ai shtoi se beson se kjo mund te arrihet para raportit te pervitshem te Komisionit Evropian qe publikohet ne tetor.
Integrimi
Vazhdimesia e zbatimit te marreveshjes se arritur mes mazhorances dhe opozites pak kohe pare do ti jape nje shans te madh Shqiperise ne muajin qershor ne marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Eduard Kukan kreu i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore pohoi se nese ecet ne kete drejtim ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian ne qershor per Shqiperine mund te merren vendime pozitive qe lidhen me statusin e vendit kandidat. Ai i kerkoi politikes dhe institucioneve shqiptare qe te permbushin 12 prioritetet e vendosura nga Brukseli te cilat do te benin te mundur marrjen e statusit. Ne kete kontekst duke e lidhur ceshtjen e integrimit evropian me 100-vjetorin e pavaresise se vendit Kukan theksoi se kjo duhet te jete nje shtyse e fuqishme per klasen politike shqiptare per te bashkepunuar me ngushte mes tyre. Pervjetori jubile i Shqiperise ne vitin 2012 mund te shenoje sipas tij edhe fillimin e nje historie te re per shqiptaret ate te hyrjes ne Evrope. Une mendoj se ky eshte nje pervjetor shume i rendesishem ne historine e Shqiperise dhe mendoj se duhet perdorur per te demonstruar qe vendi ka nisur nje histori te re ate te hyrjes ne Evrope. Pra te gjithe shqiptaret mund ta perdorin kete pervjetor te rendesishem per te provuar perfundimisht deshiren e tyre per tiu bashkuar familjes se madhe evropiane. Dhe per kete eshte gjithmone i nevojshem bashkepunimi i te gjitha paleve - u shpreh Kukan. Nga ana tjeter ai pohoi se per plotesimin e 12 rekomandimeve te BE-se do te duhet nje kohe e caktuar qe megjithate sipas tij ne varesi te bashkepunimit mes paleve ajo mund te arrihet para raportit te pervitshem te Komisionit Evropian qe publikohet ne tetor. Nisur nga kjo Kukan ka propozuar qe Parlamenti Evropian te mbeshtese Shqiperine qe ajo te marre statusin e vendit kandidat ne samitin evropian te qershorit 2012. Rreth dy muaj me pare mazhoranca dhe opozita arriten nje marreveshje te perbashket ku u vendos bashkepunimi per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare e njekohesisht per votimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar me 3/5. Arritja e kesaj marreveshjeje u cilesua nga nderkombetaret si nje hap i madh perpara i vendit ne plotesimin e aspirates se tij per marrjen e statusit te kandidatit dhe me pas integrimin ne BE.