Milo Perjashtimet ne PS reflektojne paqendrueshmeri
Kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo e cilesoi dje perjashtimin e deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar socialist si nje vendim i cili reflekton sipas tij paqendrueshmeri ne PS. Sipas Milos perjashtimi i Islamit apo edhe largimi i disa prej ish-deputeteve te PS-se si Elmaz Sherifi i cili shpalli pak kohe me pare krijimin e nje partie te re te majte ne prag te zgjedhjes se presidentit dhe afrimit te zgjedhjeve elektorale te cilat do te zhvillohen ne 2013 nuk i shkojne per shtat nje opozite te bashkuar. Largimet dhe perjashtimet ne Partine Socialiste nuk i sherbejne nje opozite te forte. Keto veprime reflektojne edhe me shume paqendrueshmerine e PS-se - tha Milo. Po ashtu kreu i PDS-se komentoi edhe nje nder reformat me te prekshme per partite e vogla ate zgjedhore ku theksoi se ne kete kontekst do duhet me shume refleksion i dy forcave kryesore politike mbi ndryshimet ne kodin zgjedhor. Sipas Milos deri me tani PS nuk po e perfaqeson sic duhet opoziten shqiptare e nga ana tjeter kreu i PDS-se theksoi se edhe mazhoranca duhet te bej edhe me shume tolerime ne Kodin Zgjedhor.