KQZ PS Asnje sinjal nga PD zgjidhja eshte ne Kod

Dy partitë më të mëdha të frontit opozitar, PS dhe LSI, presin ende përgjigje nga demokratët për të biseduar mbi zgjidhjen e krizës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për socialistët, zgjidhja gjendet në Kodin Zgjedhor dhe nuk nevojitet ndryshimi i tij. Por Lëvizja Socialiste për Integrim nuk përjashton edhe zgjidhje të tjera.
Gatishmërisë së shprehur nga socialistët për të zgjidhur krizën e KQZ-së përmes dialogut politik, demokratët ende nuk i janë përgjigjur. Zv/sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Blendi Çuçi, pohon se asnjë sinjal s’ka mbërritur nga selia blu. Por edhe nëse demokratët do të refuzojnë të ofrojnë zgjidhje për KQZ-në, socialistët duken të bindur se procesi do të garantojë numërimin korrekt të votës. Për socialistët zgjidhja qëndron në Kod dhe nuk nevojitet ndryshimi i tij. Riformatimi i KQZ-së sipas formulës 3+3 dhe zgjedhja e kryetarit me konsensus, do t’i rikthente legjitimitetin këtij institucioni. Ndërsa Ylli Manjani, sekretar për Çështjet Zgjedhore në Lëvizjen Socialiste për Integrim, mendon se përvec formulës aktuale, mund të ketë edhe zgjidhje të tjera nëse PD ulet për bisedime. Për n/kryetarin e LSI-së, para se të flitet për formula, hapi i parë është gjetja e vullnetit politik për të zgjidhur ngërçin. Manjani pohon se ndryshimet në KZAZ nuk u kërkuan nga LSI, por I cilëson të drejta dhe shpjegon përse. Njëkohësisht, përfaqësuesi i LSI garantoi PBDNJ-në që humbi një anëtar nga këto lëvizje, se do të mbrojë votën e të gjitha partive opozitare.
Edhe socialisti Çuçi i kupton pakënaqësitë e shprehura nga Vangjel Dule, por shton se mes aleatëve nuk ka asnjë konflikt dhe tashmë gjithçka është sheshuar.