E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh deputetet socialiste para votebesimit te qeverise

Ndërsa Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë e PD-së për të mbajtur një qëndrim të unifikuar ndaj mazhorancës së re, Edi Rama thirri për një konsultim deputetët e grupit të tij parlamentar. Mbledhja ishte mjaft e shkurtër dhe zgjati rreth 15-20 minuta. Mësohet se biseda mes kryesocialistit dhe deputetëve të tij kishte natyrë konsultative në funksion të seancës plenare të së mërkurës, ku ekzekutivi i ri pritet të paraqesë programin qeverisës dhe të marrë votëbesimin për të drejtuar vendin. Deputetët e PS-së u larguan nga selia e partisë pa dhënë asnjë prononcim, ndërsa në duar mbanin një kopje të programit për të cilin do të kërkohet votëbesimi. Akuzave të demokratëve se deri pasditen e së martës nuk kishin ende në duar programin e Qeverisë Rama, burime nga Partia Socialiste iu përgjigjen duke theksuar se ato janë dorëzuar pranë Kuvendit. Por zedhenesja e grupit parlamentar te PD, Jorida Tabaku ka bere te ditur se asnje kopje zyrtare e programit nuk u eshte vene ne dispozicion deputeteve nga kuvendi. Ajo thote se mungesa e programit qeverises eshte mungese serioziteti dhe transparence. Vlen te theksohet se qeveria mund te shperndaje programin  e saj vetem pasi te jete dekretuar, nderkohe qe kuvendi nuk eshte institucion ne funksion te maxhorances. Ne oret e mbremjes kryeministri i mandatuar Edi Rama eshte takuar ne seline e PS edhe me kryetarin e kuvendit Ilir Meta 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›