E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Nishani dekreton qeverinë Rama

Kreu i shtetit, Bujar Nishani ka dekretuar sot kabinetin Rama.

Dekreti i presidentit vjen vetëm një ditë pasi kreu i shtetit dekretoi Edi Ramën si kryeministër të vendit.

Po dje, kryeministri Rama i dërgoi kreut të shtetit edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që do të udhëhiqet prej tij.

Ja dekreti i presidentit

Në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit, dekretoj emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

1.    Zoti Edi Rama, Kryeministër

2.    Zoti Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër

3.    Zoti Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme

4.    Zonja Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes

5.    Zoti Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme

6.    Zonja Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian

7.    Zoti Shkëlqim Cani, Ministër i Financave

8.    Zoti Edmond Haxhinasto, Ministër i  Transportit dhe Infrastrukturës

9.    Zonja Eglantina Gjermeni, Ministër i  Zhvillimit Urban dhe Turizmit

10.    Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes

11.    Zonja Lindita Nikolla, Ministër i  Arsimit dhe Sportit

12.    Zoti Nasip Naço, Ministër i  Drejtësisë

13.    Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i  Kulturës

14.    Zoti Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

15.    Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë

16.    Zoti Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave

17.    Zoti Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë

18.    Zoti Lefter Koka, Ministër i Mjedisit

19.    Zonja Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike

20.    Zoti Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore

21.    Zoti Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ndërkohë pritet që qeveria e re të votohet në Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›