Përmeti, KE: Duhet zgjidhje e pranueshme nga palët
Mosmarrëveshjet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket zbatimit të një vendimi gjykate që nxjerr jashtë një ndërtese në Përmet Kishën Ortodokse Autoqefale, për të kaluar më pas ndërtesën bashkisë së qytetit është ngritur dhe në një disktim në Bruksel.
Eurodeputetët grek kanë karkuar që autoritet shqiptare të respektojnë liritë fetare, ndërsa sipas tyre kjo ngjarje të reflektohet edhe në përgjigjen e BE, ndaj statusit të vendit kandidat.
Deputeti grek Jorgo Kumucako ka drejtuar disa pyetje për komisionerin për zgjerim në BE, Shtefan Fyle e ndërsa përgjigjia e këtij të fundit ishte:
“Marrëveshja për rregullimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse të Shqipërisë, dialogu konstruktiv dhe sigurimi i ekzistencës së shtetit ligjor, respektimi i të drejtave të pronës, liria e fesë dhe adhurimit, janë konteksti në të cilin duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht”.
Sipas komisionerit Fyle është e nevojshme që Shqipëria të bëjë përpjekje të mëtejshme për të respektuar të drejtat e njeriut, ndërsa është vërejtur pabarazi në zbatimin e tyre efektiv.
Dhe në përgjigje të kërkesës së deputetit grek, që çështja e Përmetit të reflektohet në progres raport, Komisioneri për Zgjerim në BE Stefan Fyle tha se çështjet e respektimit të të drejtave të njeriut janë një pjesë integrale e raporteve të rregullta të progresit, për shtetet që aspirojnë të bashkohen me BE.
Në Shqipëri, ndonëse nuk janë përsëritur më situatat e konfliktit, debati mes Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Ortodokse mbi pronësinë e truallit ku ndodhet Pallati i Kulturës mbetet një çështje e hapur. Kisha Ortodokse këmbëngul se bëhet fjalë për një vend të shenjtë për besimtarët e saj, ndërsa ka sulmuar mënyrën se si është marrë vendimi i gjykatave shqiptare të cilat i kanë dhënë të drejtë Bashkisë së qytetit.
Konflikti për Kishën u transformua dhe në tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat shkëmbyen deklarata të forta ndaj njëra tjetrës, ndërsa autoritetet kufitare greke bllokuan kalimin e qytetarëve me pasaporta shqiptare.