E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, tenton të arratiset jashtë shtetit 1 i burgosur, ishte me leje

Një i dënuar në burgun e Shën Kollit në Lezhë i cili kishte marrë leje ka tentuar të arratiset jashtë Shqipërisë.

Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se 34-vjeçari Petrit Ndreu nga Perlati i Mirditës është kapur në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për të ikur jashtë vendit.

Sipas policisë, Ndreu nuk ishte kthyer në qeli pas përfundimit të lejes 5 ditore të dhënë nga  drejtoria e burgut të Shën Kollit.

Ndërkohë mësohet se edhe një i dënuar tjetër nga ky burg nuk është kthyer në qeli pas përfundimit të lejes.

Sipas policisë së Lezhës, Klajdi Llozhi nga Mamurrasi, i dënuar me 8 vjet burg për grabitje i ka përfunduar dje leja e marrë por nuk është kthyer në burgun e Shën Kollit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›