Presidenti Nishani niset për një vizitë zyrtare në Strasburg
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u nis sot për në Strasburg (Francë), ku do të marrë pjesë në Sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Agjenda e Kryetarit të Shtetit në këtë vizitë parashikon takimin me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Jean-Claude Mignon, në përfundim të së cilit dy personalitetet e larta do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, si dhe takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjǿrn Jagland.
Gjithashtu, në prani të personaliteteve të larta të politikës evropiane, Presidenti Nishani do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të të pranishmëve në këtë Sesion.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, Presidenti i Republikës pritet të ketë një takim edhe me punonjësit shqiptarë të Këshillit të Evropës.
(d.b/BalkanWeb)