E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Librazhd, një i vdekur dhe dy të plagosur

aksident librazhdNjë i vdekur dhe dy të plagosur, mes tyre një në gjendje të rëndë, është bilanci i aksidentit automobilistik të regjistruar mbrëmjen e sotme në Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, ku dy automjete, njëri tip benz me targa AA 729 CX është përplasur me një tjetër automjet peugeot me targa TR 1143 J.

Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit peugeot, Jonat Hoxha, 28 vjeç nga Tirana, ndërsa është plagosur rëndë Dorian Faqolli pasagjer  i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak dhe më lehtë drejtuesja e automjetit benz Kostanca Kapurani e cila po mjekohet në spitalin e Librazhdit.

Forcat  e policisë së qytetit, të cilët po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›