E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama po u rikthehet politikave bllokuese

“Pasi lejoi nën presionin e fortë të socialistëve të thjeshtë, opinionit publik dhe deputetëve të tij të votojë heqjen e imunitetit, kryetari i Partisë Socialiste me sa duket fort i dëshpëruar dhe thellë i penduar për vendimin e tij, ka vendosur të rikthehet përsëri në traditën e tij disa vjeçare destruktive të bllokimit të votimit në Parlament të  reformave që kërkojnë miratimin me tre të pestat e votave. Me këtë qëndrim kryetari i Partisë Socialiste bllokoi për dy vite me rradhë statusin e vendit kandidat”, tha Bardhi.

PD-ja thotë se me qëndrimin që ai po mban ndaj votimit të ligjeve për reformën e pushtetit gjyqësor, dëshmon qartë se ai përpiqet dhe shpreson se do të bllokojë për të tretën herë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
“Për qëllime tërësisht personale dhe kryekëput në funksion të karriges së pushtetit zoti Rama do me çdo kusht të bllokojë  ngritjen e Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë, ngritjen e të cilit e propozuan vetë deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve”.

Partia Demokratike denoncon këto qëndrime destruktive dhe bllokuese të z. Rama si një përpjekje absurde dhe e dëshpëruar për të afruar ardhjen e tij në pushtet nëpërmjet bllokimit të reformave që kërkohen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe shkelmimit të interesave europiane të qytetarëve shqiptarë./Start/

                                                                                             2012-09-23 12:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›